21:05:02          2019-08-23

 

Një çift trafikantësh të drogës është kapur me katër kilogramë kokainë, në vendkalimin kufitar Thayngen, në kantonin e Schaffhausen. Bëhet fjalë për një burrë 32 vjeçar shqiptar dhe një grua 27-vjeçare greke të cilët lëndën narkotike e kishin fshehur në parakolpin e veturës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Kontrabandistët e drogës po udhëtonin me një automjet me targa belge dhe nëpërmjet Zvicrës kanë dashur të hynë në Gjermani më 11 gusht, siç njoftoi të premten Administrata doganore federale (EZV).

Specialistët e Administratës doganore federale e shikuan nga afër veturën dhe e gjetën drogën. Në parakolpin e veturës ata e kishin futur drogën në një vend të fshehur.

Kontrabandistët iu dorëzuan policisë në Schaffhausen për hetime të mëtejshme.