16:28:25           2019-08-21

 

Veprimtari i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes një psotimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai do t`i qëndrojë Besnik misionit të tij për të ndihmuar të vërfërit, megjithëse ka pasur disa ftesa për t`iu bashkuar partive politike në Kosovë. Në profilin e vet, ai ka shkruar:

Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jam kontaktuar nga shumë gazetarë si dhe kam pranuar qindra mesazhe nga qytetarë me ç’rast jam pyetur nëse do t’i bashkohem ndonjë partie politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E vërteta është se kam pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore.

Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhoj angazhimin tim në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. Njëkohësisht, dua t’i falenderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.

H.K