15:01:14            2019-08-21

 

 

Avdi Shala është një inxhinier në industrinë e avionëve, studioi në Hamburg dhe pas përfundimit të trajnimit u kthye në Prishtinë – megjithëse ai pati mundësinë të vazhdojë të punojë në Gjermani. I zhgënjyer nga rrjedhat në Kosovë, Avdiu ka vendosur të largohet nga Kosova me një porosi për institucionet e Kosovës, të cilat po e injorojnë shtresën më të kërkuar të inteligjencës kosovare. Zemërimin e vet, ai e ka paraqitur nëpërmjet shkrimit të mëposhtëm:

 

 

                                                       PARA SE TE IKI!

Një nga format e të protestuarit e një shoqërie kundër një klase politiko-mafioze, qe e ka kapur shtetin, është edhe ikja. Fatkeqësisht, kur aparati shtetërorë dhe ekonomia janë te kapura nga klasa e tillë politike, dhe metodat paqësore nuk kanë asnjë efekt, qytetarëve u mbeten vetëm tri mundësi: 1) Te nënshtrohen; 2) Ta luftojnë pa kompromis këtë klasë, e qe do të thotë, se edhe ata duhet te përdorin metoda kriminale, pra pa dashje te bëhen edhe vetë kriminel; ose, 3) T’ia kthejnë shpinën këtij vendi. Në rastin e parë përfshihen injorantet dhe ata, qe janë të gatshëm për çdo formë të krimit, kurse në rastin e dytë përfshihen revolucionaret, ata, të cilët nuk e durojnë në asnjë mënyrë padrejtësinë. Grupin e tretë dhe më të madhin e një shoqërie e përbejnë qytetaret e civilizuar. Dhe fatkeqësia është, se pikërisht këta, qe janë „motori i shoqërisë“, dhe ikja e tyre e dëmton rënd zhvillimin socio-ekonomik dhe çdo sektor tjetër në vend, e kjo mund të dëmtohet aq shumë, sa të bëhet e parikuperueshme, kanë zgjedhur ikjen, njeri prej tyre u bëra dhe unë! Edhe pse një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar jashtë shtetit, përkundër mundësive për të bërë jetë të mirë atje, asnjëherë nuk më është shuar dëshira dhe vullneti për të jetuar e vepruar në shtetin tim të ëndërruar, jo vetëm nga ne, por edhe nga gjyshërit e stërgjyshërit tanë. Aq më tepër, se ne do të ikim për shkakun e një grupi njerëzish, qe jo shumë kohë më parë, ata ishin heroit tanë! Te jesh i robëruar nga një shtet tjetër, këtë e kemi përjetuar edhe mbijetuar, sepse kemi mundur ta arsyetojmë dhe jemi mobilizuar kundër tij, por robëria e tillë, nga një klase politiko-mafioze, qe buron nga gjiri i popullit tënd, nuk durohet. Kosovarëve u ka humbur durimi, me ka humbur dhe mua! Ashtu siç kam paralajmëruar, shumë shpejtë do t’ia kthejë shpinën Kosovës, do të jetoj në një shtet nder më të zhvilluarit e botës, në një qytet metropol, dhe do ta ushtroj profesionin tim, për ç’farë edhe do të paguhem mirë, por kjo nuk më ka joshur asnjëherë, sepse këtë mundësi e kisha para 10 viteve, kurse tani ikjen e shohë vetëm si një formë proteste e një qytetari të civilizuar! Për 10 vite u mundova ta japë kontributin tim, bëra aq sa munda, i penguar nga të gjitha anët, ama unë e bëra timen. Edhe pse nder vite mbeta pa punë, prapë gjeta energjinë, të mos i nënshtrohem “tradhtisë-kombëtare”, e ruajta gjakftohtësinë, për padrejtësitë e bëra iu drejtova gjykatave, e për vërejtjet e keqpërdorimeve iu drejtova edhe prokurorisë. Mësimin, qe e mora gjatë këtyre viteve, sidomos gjatë kohës sa isha në detyrën e Hetuesit të Sigurisë në Aviacionin Civil, në Zyrën e Kryeministrit, është e vërteta e hidhur, se kjo klase politiko-mafioze asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të ndërtoj shtet normal më institucione funksionale, këtë e kam dëgjuar disa herë edhe nga njerëz me përgjegjësi të lartë nëpër institucione! A nuk është kjo tradhti kombëtare?! Në qoftë se ndonjëherë ndokush do të interesohet për ta kuptuar, se si u ndërtuan institucionet për të mos qenë funksionale, se si keqpërdoren ato pamëshirshëm, apo se si trajtohen kuadrot deficitare në Kosovë, dhe së fundi, se pse ata po e braktisin Kosovën? Të gjitha përgjigjet do të mund t’i gjejë pikërisht në këto padi, njëra kundër Zyrës së Kryeministrit e tjetra kundër Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe Kallëzimin Penal kundër personave përgjegjës, dikur në Zyrën e Kryeministrit. Aq më tepër, në këtë rast do të mund ta shohë qartë, se si prokuroria e gjykatat vendore, nga paaftësia për ta vënë drejtësinë në vend, bëhen “instanca e dytë e krimit”! Unë e bëra timen, tani po iki i qetë! (Shtegu.com)