12:26:55           2019-08-21

 

Paraqitje e sërishme e shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Rafael R. të hënën (në Alsergrund të Vjenës) para gjykatësit. Verimaqedonasi 27-vjeçar me shtetësi austriake, akuzohet se ishte i martuar me dy gra në të njëjtën kohë, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Edhe pse në të vërtetë pritej një aktgjykim (një vendim prej deri në tre vite burgimg), gjykimi është dashur të shtyhet të hënën për një arsye kurioze. Askush nuk kishte organizuar ndonjë përkthyes për bashkëshorten e tij të dytë, e cila gjithashtu është bashkë-akuzuar, por flet vetëm maqedonisht.

“Me të vërtetë nuk e kam bërë me qëllim”, ishte mbrojtur më parë i akuzuari, i trainuar mirë nga avokatja Astrid Ëagner. R. ishte martuar me gruan e tij të parë në vitin 2015 në Maqedoninë e Veriut. Tre vite më vonë, 27-vjeçari u martua për herë të dytë – megjithëse divorci nuk ishte ende zyrtar. Ky ishte veprimi që Rafaelin e solli përpara gjykatës.