18:28:23          2019-08-17

 

 

Kjo është një histori për një gomar dhe një ujk në Shqipëri, ku mëshira e më të fortit bëhet çelësi i lumturisë për të dy. Dy kafshë trajtohen dhe shfrytëzohen keq nga njerëzit në të njëjtën kohë dhe vend. Duket se që të dy i kanë kuptuar vuajtjet e njëri-tjetrit dhe papritmas, ata bëhen miq të mirë.

Një ujk ishte mbajtur i bllokuar nga banorët në Patok të Shqipërisë. Ai ishte mbyllur në një ahur i lënë  i uritur, pothuajse për vdekje, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com.

Në të njëjtën kohë ishte edhe një gomar i vjetër në fshat, i cili dikur ishte shumë i dobishëm për pronarët e tij. Por tani, ai ishte i moshuar dhe pasi që nuk ishte më për punë, fshatarët vendosën t`ia hedhin ujkut të uritur për ushqim.

Kështu pra, ata e detyruan gomarin të hynte në stendën e grabitqarit, por ajo që ndodhi më pas i mahniti të gjithë.

Ujku dhe gomari i larguar filluan ta ledhatojnë njëri-tjetrin.

Edhe pse ujku ishte pothuajse i vdekur nga uria, ai nuk e sulmoi gomarin. Përkundrazi, që të dyja kafshët e padobishme menjëherë u bënë miq dhe u përqafuan bashkë!

Fshatarët u çuditën për miqësinë e tyre. Si është e mundur që një ujk i uritur të mos e hajë gomarin?

Historia e miqësisë së pamundur midis dy kafshëve u përhap shumë shpejt. Qeverisë shqiptare i shkuan shumë letra protestuese e peticione. U krijua aq shumë zhurmë publike saqë Qeveria lëshoi nga ahuri ​​gomarin dhe ujkun.

Mishngrënësi fatmirësisht u lëshua përsëri në natyrë dhe gomari u vendos në një livadh, ku ai do të mund të jetojë në paqe. Më vonë, ujku ishte parë duke kaluar nga livadhi dhe duke vizituar mikun e tij. Një kafshë e tillë e mençur dhe e sjellshme, habiten gazetat gjermane, përcjell Shtegu.com!

Me këtë rast mund të shihet se çfarë ndryshimi të madh mund të bëjnë gjërat e vogla dhe sjelljet në jetë. Paqa e dy shpirtërave të dobët, solli lumturi dhe liri.

Kur të tjerët do të thonë se këto gjëra janë humbje kohe dhe nuk kanë ndonjë efekt, tregojuni atyre historinë e gomarit dhe ujkut. Asnjëherë në jetë nuk e dini se nga kush mund të shpëtoni. Merrni pak kohë për të parë videon, ku tregohet se kjo miqësi mund të ndryshojë mendimin e njerëzve.