Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp disa herë ka paraqitur interesim që ta blejë Grenlandën nga Danimarka “me shkallë të ndryshme të seriozitetit”, publikoi Uollstrit xhurnal.

Gazeta i referohet burimeve anonime dhe ish-personave nga Shtëpia e Bardhë.

Njëherit, presidenti i SHBA-së ka kërkuar nga këshilltarët e tij “të shqyrtojnë ide” për blerje të ishullit më të madh në Tokë. Tramp ka paraqitur interesim për Grenlandën për shkak të resurseve natyrore dhe rëndësisë gjeopolitike. Në elaborimin para këshilltarëve, Tramp tha se Danimarka ka vështirësi financiare për shkak se në përbërjen e mbretërisë hyn territor i madh autonom.

Muajin e ardhshëm Tramp do ta vizitojë Danimarkën.