Nafie Selmani

18 vjet ty të përdorën e neve na keqpërdorën…

18 vjet me ty u krekosën, e me ne u tallën…

18 vjet në emrin tënd u pasuruan, lëshuan barqe, mbollën qime në kokë, vënduan kollare, ndërruan këmishat e leckosura me të reja të shtrenjta, hanin e pinin deri në dehje…

18 vjet në emrin tënd gënjyen, mashtruan, thonin se të REALIZUAN, ndërkohë të linin në gjendje të vdekjes klinike…

18 vjet të lanë as të gjallë as të vdekur o Marrëveshje e Ohrit, e ata edhe sot do përsërisin refrenin e njëjtë. 18 vjet me një fjalë na e k…n belanë!