Laris Gajser në radio Capodistria ka deklaruar se ai e ndjek situatën në Maqedoni që nga viti 2015.
Ai ka thënë se ka vuajtur shumë duke e parë së popullatës në Maqedoni po i merret soverniteti me ndërrimin e emrit, identitetit.
“Për të ndryshuar emrin është dashur të vendoset një person i cili do të bëj këtë ndryshim. Do të thoja tre vite më parë është bërë një grusht shtet”, ka thënë Gais, raporton SHENJA.
Sipas tij rruga për në NATO është e hapur edhe nuk e pengon askush.
“Nuk është i vërtet skenari që flitet se ne jemi pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Duhet sa më shpejtë të ndryshohet kryeministri për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Kam dëgjuar se jam dorë e zgjatur e Orbanit dh Salvinit. Është e pa vërtet. Nuk e njoh Salvinin dhe Orbanin. Kam takuar njerëzit e Gruevskit, kamë dënuar metodat e tyre, kjo mund të vërtetohet, se sistemi i tij ka qenë i korruptuar”, ka thënë Gajser, raporton SHENJA.