2019-08-12

(VIDEO)

Muhamed Rafik – gjyshi cili mundi teroristin me duart e veta

I dyshuari i cili të shtunën dyshohet se shtiu mbi disa persona në një xhami në Osllo të Norvegjisë, të hënën është paraqitur para gjykatës në një seancë dëgjimore: Philip M. thuhet se është personi që shtiu në njerëz në një xhami në Norvegji. Ai akuzohet edhe se paraprakisht kishte vrarë motrën e tij, shkruajnë mediat norvegjeze, përcjell Shtegu.com. Avokati i tij tha se Philip M. nuk ka kryer asnjë lloj krimi. Por, sdipas policisë 21-vjeçari i dyshimtë i ka shprehur më parë pikëpamjet e veta ekstremiste të krahut të djathtë dhe ksenofobe. Fillimisht ai do të qëmdrojë në paraburgim deri në katër javë. Fakti që i dyshuari u shfaq i plagosur para kamerave dhe nuk mund të bënte më tepër dëme, mund të jetë sepse ai ishte penguar dhe çarmatosur të shtunën nga një besimtar i moshës 65-vjeçare në qendrën islamike “Al-Noor” në periferi të Osllos, informon Shtegu.com. Ky person quhet Mohammad Rafiq, që mban një shami të bardhë, ndërsa dikur ishte oficer i forcave ajrore të Pakistanit para se të vinte në Norvegji dhe tani është në pension. Me ndihmën e një përkthyesi, heroi pakistanez të dielën ka deklaruar: “Sulmuesi filloi të qëllojë në dy burra që po luteshin në xhami, atëherë unë e kapa atë”. Sulmuesi i armatosur nuk hyri nga dera kryesore, por përmes hyrjes anësore që është nga qelqi. Atëherë, ai filloi të gjuante drejt dy besimtarëve, por Rafiq arriti të hidhej mbi të. “Atëherë unë arrita t`ia marr armën. Mohammad Rafiq pohon se sulmuesin më pas e ka mbajtur nën kontroll së bashku em besimtarët e tjerë, deri sa të mbërrinte policia. Autoritetet juridike kanë pohuar se të dyshuarin po e hetojnë për terrorist të dyshuar. në rast të ndonjë gjykimi eventual, atij i kërcënohet burgim deri 21 vjet.