2019-08-10

Profesori universitar Arbër Çeliku përmes një statusi në facebook i ka parashtruar pyetje publike kryeministrit Zoran Zaev se a do të ngritet procedurë penale për gazetarin italian të “La Verita” që publikoi materialet për krim dhe korrupsion për rastin “Reket” ashtu sic u ngrit procedurë ndaj El Chekaa-s për publikimin e materialeve të përgjimeve, një pjesë e të cilëve ishin interes publik.

Postimi i plotë i Prof. Arbër Çeliku:

Një pyetje publike për kryeministrin, Zoran Zaev: A do të ngritet procedurë penale për gazetarin italian të “La Verita”, Laris Gajser siç u ngrit për El Chekaa dhe në çka konsiston dallimi mes këtyre dy publikuesve të përgjimeve?
Përse në rastin e parë, kryeministri Zaev kërkon të zbardhet rasti “Zhvatja” dhe në rastin e dytë arrestimin e El Chekës?!
Kryeministër, drejtësia nuk vepron me dy arshinë, ajo duhet të zbatohet për të gjithë njësoj, pa dallim kombësie…
Populli thotë: Bjeri mendjes pas sa nuk është vonë!

2019-08-10