Ekipet e Premier Ligës kanë bërë disa transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Nga sot në Premier Ligë do të shohim dy futbollistë shqiptarë më shumë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Albian Ajeti që kaloi nga Baseli te West Hami dhe Meriton Shabani që ka kaluar nga Bayerni te Wolvesi.

Të gjitha lëvizjet e sotme i gjeni këtu

Ekipet e Premier Ligës kanë mundur të bënin transferime nga 16 maji e deri më 8 gusht, sot. Në ditën e fundit ekipet e Premier Ligës ishin tejet aktive. Këto janë transferimet e skuadrave të Premier Ligës në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Albian Ajeti – Basel – West Ham

Emil Krafth – Amiens – Newcastle

Romaric Yapi – Paris SG – Brighton

Lea Le Garrec – Guingamp – Brighton

Pedro Porro – Girona – Manchester City

Ismaila Sarr – Rennes – Watford

Aaron Mooy – Huddersfield – Brighton

Ryan Sessegnon – Fulham – Tottenham

Kieran Tierney – Celtic – Arsenal

Andy Carroll – West Ham – Newcastle

Scott Carson – Derby – Manchester City

Giovani Lo Celso – Real Betis – Tottenham

Danny Drinkwater – Chelsea – Burnley

Muhamed Besic – Everton – Sheffield United

Michael Verrips – Mechelen – Sheffield United

Dennis Praet – Sampdoria – Leicester City

David Luiz – Chelsea – Arsenal

Meriton Shabani – Bayern – Wolves