2019-08-07
 
 

Kryeministri Zoran Zaev përmes një video porosie në facebook paralajmëron investime të reja me një vlerë prej 5 miliardë euro.

 

“Një miliard euro në rrugë, një miliard në hekurudha, një miliard në energjetikë, Qendër e re Klinike, investime në bujqësi dhe zhvillimin rural, stacione të reja pastrimi, fabrika rajonale për grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave, sisteme kanalizimi dhe ujësjellësi, shkolla dhe çerdhe. Ndërtojmë projekte reale për nevoja reale të qytetarëve. Shteti ynë është në rrugë të mirë”, ka theksuar Zaev. (INA)