Edhe pse janë kthyer jetës normale banorët e Hasanbegut dhe Stajkovcit të cilët tre vite më parë u prekën nga përmbytjet ende i kanë të freskëta kujtimet e 6 gushtit të vitit 2016.Ata thonë se çdo herë që ka të reshura shiu ua rikthen momentet e asaj ditë të tmerrshme që përmbyti pothuajse gjithçka dhe mori jetën e 23 personave.

“Kur ka të reshura ende kemi frikë, dridhemi nga uji, një gotë ujë të shohim kemi frikë nuk është edhe aq lehtë.

Nga përmbytjet e tre viteve më parë mbi 5000 familje pësuan dëme të mëdha ndërsa mbi 600 hektarë tokë bujqësore u shkatërrua tërësisht. Banorët e Stajkovcit shprehen të kënaqur nga ndihma e shtetit ndërkaq banorët e Hasanbegut thonë se ndihma që u ka ofruar shteti është shumë e vogël në krahasim me dëmet që kanë pasur.

“Pjesërisht jemi të kënaqur, nga banorët nuk jemi të kënaqur nga shteti po jemi të kënaqur”.

“Nuk jemi, nuk jemi , po falë zotit na ndihmojë zoti dhe na ndihmuan ato familjarë që i kemi në shtetet Evropiane që na kanë ndihmuar”.

“Më shumë kanë pasur ndihma private qytetarët e Hasanbegut dhe këtij rajoni se sa kanë pasur ndihma shtetërore. Për ndihma të shtëpive shteti shumë pak ka dhënë një shumë të vogël me të cilat nuk ka mundur ta riparohen atë shtëpi dhe ta bënë të banueshme.

Për banorët e Hasanbegut sot e kësaj dite problem mbetet kanali i hapur i cili kalon nëpërmjet gjithë lagjes. Banorët kërkojnë nga autoritet ta zgjidhin problemin njëherë e përgjithmonë.

“Investime që ne duam dhe e kërkojmë nga këtu në Hasanbeg është vetëm ky kanali të rregullohet”.

Ne këtu Hasanbegun nuk e kemi të përgatitur për këtë lloj të vërshimeve, kemi mungesë të kanaleve, e kemi një kanal është bërë kanal i famshëm i cili ende nuk është rregulluar as nuk e ka ndërmend për tu rregulluar.

I pyetur për kanalin që po shqetëson banorët e Hasanbegut kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski thotë se është në ndërtim e sipër një kanal i ri dhe se kanali aktual do të përdoret vetëm për masa parandaluese.

“Ne kemi ndërtuar një kanal kullues të ri që do të duhet të jetë sipër bypass-it verior për të mbledhur ujërat nga shtretërit e lumenjve të Smilkovcës, Creshevës, Straçincës dhe Bërnjarcit nga uji që erdhi dhe që shkaktoi një katastrofë në periudhën e 6-të gushtit, kështu që unë mendoj se me një zgjidhje të tillë afatgjate, zgjidhet edhe çështja e mbylljes së kanalit në fshatin Hasanbeg, i cili për momentin është vetëm një deponi, nga ku vjen një erë e keqe në mes të vendbanimit- deklaroi Boris Georgievski-Kryetar i komunës së Gazi Babës.

Autoritetet, përmbytjet e tre viteve më parë i shpallën si fatkeqësi natyrore e cila ndodh një herë në 1000 vjet. Hodhën poshtë çdo përgjegjësi njerëzore, edhe pse gjatë asaj dite jetën humbën 23 vetë, ndërsa viktima më e re ishte Elif Fejzullahu trupi i së cilës sot e kësaj dite nuk është gjetur. /Alsat