Donika Jashari, vajza më e madhe e Komandant Kumanovës – Ismet Jashari, është martuar dje në fshatin e lindjes së babait të saj, në Orizare të Kumanovës.

Pas ceremonisë në shtëpinë e Komandant Kumanovës, çifti së bashku me familjarët në shoqërimin e flamurit kombëtar janë mbledhur para bustit të tij në Orizare, ku kanë vendosur buqeta me lule. Para familjarëve, fjalën përshëndetëse e mbajti vëllai i Komandant Kumanovës, Xhemall Jashari.

Shikoni më poshtë momentet emocionuese të vajzës së Komandant Kumanovës, Donika Jashari, para bustit te babait të saj. /Lajm