Gjatë ditës së nesërme pritet që gjykata ta shqyrtojë kërkesën e avokatit të Tomor Morinës, Naser Raufi për lirimin e klientit të tij nga paraburgimi përderisa të kryhen procedurat formale, për ekstradim eventual ose mos ekstradim.

Nga zyra e avokatit për TV21 thanë se presin vendim nga gjykata nga dita e nesërme pa potencuar kohë të sakte se kur mund të merret vendimi.

Për arrestimin dhe ekstradimin eventual të Morinës në Serbi për Tv21 ka folur edhe ambasadori, Gjergj Dedaj. Ai deklaroi se ekstradimi do të ishte shkak për prishjen e marrëdhënieve ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Maqedonisë. Mesazh se Morina nuk guxon të ekstradohet ka dhënë edhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani po edhe shumë zyrtarë të tjerë si brenda po edhe jashtë vendit.

Në duar të gjykatës nesër pritet të arrij edhe materiali i dërguar nga Serbia, në bazë të së cilës do të vendoset se nëse do të ekstradohet apo jo ish-ushtari i UÇK-së. /TV21/