2019-08-03
Në Maqedoninë e Veriut është legalizuar kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Mediat serbe kanë shkruar se së paku pesë persona nga nëntoka e Serbisë kanë blerë tokë në Maqedoninë e Veriut për të rritur kanabis për qëllime mjekësore.
“Një biznesmen kontrovers ka investuar dhjetëra miliona euro në të mbjella”, shkruan gazeta serbe Novosti.
Sipas gazetës, kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, pak më shumë se një vit më parë (prill 2018), u bëri thirrje të gjithëve që kanë para të investuojnë në prodhimin e kanabisit, sepse është fitimprurës, erdhën të parët kriminelët serbë.
Së paku pesë persona nga nëntoka, të cilët përmes blerjes direkte, në partneritet me “kolegët” maqedonas, u bënë pronarë të fushave pjellore në këtë vend./INA