Raporti i fundit i Eurostat tregon se papunësia në Maqedoni është tre herë më e lartë se shkalla e papunësisë në vendet anëtare të BE-së.

Në vend përqindja e personave të papunë është 17.8%, ndërsa mesatarja në vendet anëtare të BE-së është 6.3%.

Sipas të dhënave të Eurostat në BE, më pak të papunë ka në Republikën e Çekisë, ku papunësia në këtë vend evropian është 1.9 përqind. Shkalla më e lartë e papunësisë në BE është tek vendi i Ballkanit, Greqinë e cila ka 17.6 përqind të papunësisë.

Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia është më e mirë se Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, të cilat kanë nivelet më të larta të papunësisë. Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të ulët të papunësisë./Telegrafi/