2019-08-01
 
 

Vendosja e taksës një qind për qind nga Qeveria e Kosovës për gjitha produktet e Serbisë vlerësohet se ka dëmtuar me miliona buxhetin e kësaj të fundit.

 

Ministri i tregtisë, Rasim Lajic ka bërë të ditur se për 8 muaj, Serbia ka humbur 260 milion euro për shkak të taksave ndaj produkteve serbe, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka thënë se pasojat do të jetë edhe më të mëdha për shkak se bizneset serbe mund të humbin përgjithmon tregun e Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, Greqia e ka rritur eksportin drejtë Kosovës për 3, 5 për qind, derisa Maqedonia për 50 për qind.

Edhe nëse taksa hiqet, produktet serbe do ta kenë vështirë të integrohen përsëri pasi që disa nga to vetëm se janë zëvendësuar.

Po ashtu vendosja e flamujve nëpër dyqane ka bërë që produktet serbe të mos blihen.(INA)