Përfundoi ekspertiza edhe e telefonit të dytë të prokurores speciale publike Katica Janeva, konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria Publike, por siç theksojnë, detaje nuk mund të japin.

Pas udhëzimeve të dhëna nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më datën 23 të këtij muaji ishte gjetur telefoni i dytë i Janevës.

Telefoni, siç kumtuan nga prokuroria, ishte gjetur me ndjekjen e IMEI numrit me ndihmën e operatorit celular dhe personit te i cili ishte telefoni ka thënë se e ka marrë si dhuratë.

Pas dhënies së vendimit për marrjen e telefonave celularë, ishte gjetur vetëm një telefon i Janevës dhe ishte dhënë informacion se telefoni i dytë kishte humbur.

Telefonat prokurores speciale publike i janë marrë dhe dhënë për ekspertizë me qëllim që të shihet komunikimi i saj me të dyshuarin e parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski-Boki13.