VMRO-DPMNE edhe zyrtarisht ka kërkuar që regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive të anulohet për në vitin 2021 pasi vlerësojnë se ligji i propozuar nga Qeveria nuk është i precizuar dhe nuk duhet të nguten. Deputeti Ilija Dimovski akuzoi përsëri pushtetin për pazare politike rreth ligjit për regjistrim, ndërsa për vërretjet e tyre tha se janë përpiluar në konsultime me ekspertët dhe në përputhje me standardet e BE-së dhe Eurostat.

Ilija Dimovski, VMRO DPMNE
“Në rradhë të parë, për VMRO-DPMNE regjistrim i suksesshëm është vetëm ai që realizohet në përputhje me standardet e BE-së dhe Eurostat, regjistrim që do të mbahej sipas shembullit të regjistrimeve që mbahen në vendet e Bashkimit Evropian. Ai regjistrim do të jetë i përshtatshëm dhe efektiv për Republikën e Maqedonisë dhe do të jep të dhëna të cilat do të jenë në interest ë planifikimit të zhvillimit të shtetit në të ardhmen. Fatkeqësisht qytetarët, por edhe ne përsëri kemi ndjenja se rregjistrimi shfrytëzohet për qëllime politike dhe është object i kalkulimeve politike mes partnerëve të shumicës parlamentare. Si shembull, e pamë se ajo nuk është mirë dhe nuk duam të lejojmë të jetë përsëri object i pazareve politike”

Dimovski tha se për partinë e tij me rëndësi është që të precizohen saktësisht të gjitha termet dhe kategoritë që parashihen në ligj, ndërsa më së shumti vëmendje i kanë kushtuar definicionit të popullatës rrezidente dhe asaj jo rezidente.

Ilija Dimovski, VMRO DPMNE

“Duhet të definohet çfarë është popullatë, çfarë është amvisëri, çfarë është vend banim zyrtar. Nëse ka definicione nuk do të ketë interpretime të ndryshme. Eziston rregullativë serioze, numër të madh të dokumenteve nga BE dhe Eurostat dhe ajo që duhet të bëjë Repuiblika e Maqedonisë është që ti inkorporojë ato në legjislativimin e vetë dhe ti zbatojë. Dhe vërejtja e tretë principiele është se rregjistrimi nuk guxon dhe nuk duhet të kuptohet si frikë ose gëzim i asnjë bashkësie etnike për shkak të mundësisë për fitim ose humbje të çfarëdo të drejte qytetare”
Dimovski tha se regjistruesit dhe personat e tjerë të angazhuar në këtë operacion duhet të zgjidhen përmes zgjedhjes elektronike nga rradhët e administratës publike, si dhe të mbahet llogari për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në përputhje me përbërjen e popullsisë lokale.

Ndërkaq, një ditë më parë kryeministri Zoran zaev tha se regjistrimi do të ndodhë pattjetër në prill të vitit 2020./Shenja