Pas Bujar Osmanit dhe Muhamed Zekirit edhe Arben Taravari do të bëhet Haxhi. Flaka mëson që këto ditë Arben Taravari do të niset drejt vendeve të shenjta të Arabisë Saudite, Meke dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit.

Më herët, në vitin 2015 edhe dy aktorë të politikës në RMV, Bujar Osmani dhe Muhamet Zekiri – Muki, vizituan vendet e shenjta Islame. Muhamed Zekiri dhe Buajr Osmani që të dy kanë titullin HAXHI pasi që para dy viteve vizituan Qaben e bekuar dhe plotësuan obligimin Islam.

“Te nderuar miq, desha ta ndaj me ju gzimin se kete vit vendosa te shkoj ne HAXH. Shpresoj te me keni fale ndonje gabim te paqellimt, Do bej lutje per gjith ne. Ky vit me solli dy gezime, e para Eliza e dyta Haxhi. Ju deshiroj gjithve te njejtin gezim”’, shkruajti atë kohë në rrjetet sociale Osmani.

“Rrugës për haxh… E gjeta edhe Bujar Osmanin… Miqe te nderuar kerkoje falje dha ma beni hallall per ndonje gabim te paqellimshem“, shkruajt gazetari i atëhershëm Zekiri në Facebook./Flaka