15:07:20 2019-07-29
Partia gjermane e Të Gjelbërve dhe disa shoqata të tjera, kanë kritikuar dëbimin e një nxënëseje nga Maqedonia e Veriut, rreth katër javë më parë. Nxënësja 14-vjeçare u shoqërua nga shkolla e saj në Emmendingen nga ana e policisë dhe u dërgua menjëherë në aeroport, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com.
Këtë rast e ka bërë të njohur Këshilli i refugjatëve të Baden-ëürttembergut. Dëbimi është fatal, një gabim i madh, tha zëdhënësi për politikë të azilit të të Gjelbërve, Lede Abal. Ministria e Brendshme ka deklaruar se deportimet nga shkollat nuk do të ndodhin më. Në këtë rast, dëbimi është dashur të parandalohej.
Këshilli i refugjatëve Baden-ëürttembergut dhe Sindikata GEë gjithashtu e kanë dënuar rastin. 14-vjeçarja Fatima A. dhe nëna e saj u dëbuan në fund të qershorit nga Emmendingeni në Maqedoni (27.6.). Më herët, parashtresa e tyre për azil iu refuzuar.
Fillimisht, policia e kishte marrë nënën në mëngjes. Dhe pasi që Fatima nuk ishte në shtëpi, ajo u shoqërua nga shkolla. Kështu e ka përshkruar rastin Këshilli përgjegjës i qarkut në Karlsruhe. Nxënësja pastaj u dërgua në aeroport.