Hakerët morën në kontroll llogarinë e Instagramit të kampiones së Wimbledonit në tenis, Simona Halep, dhe madje u bënë thirrje 1.3 milionë përcjellësve të saj që të dërgojnë para.
Hakeri që mori llogarinë e Halepit, u shtir si tenistja rumune dhe lutej për ndihmë, shkruan sot Koha Ditore.
“A mund dikush të më ndihmoj…? Kam mbetur e ngujuar në Zvicër dhe llogaria ime bankare nuk po punon këtu. Më duhen 500 dollarë dhe do të kthej 1500 dollarë deri në fundjavë”, është ky mesazhi i postuar në llogarinë e Halepit. “Kam një llogari në Zelle! Venmo nuk po punon këtu befasisht. Ju lutem mos më pyesni nëse mund të pranoj paratë në Venmo… është shumë turpëruese!”.
Zele dhe Venmo janë shërbime pagese të ngjashme me PayPalin.
Po të kishin rënë në kurth gjithë përcjellësit e Halepit në këtë mashtrim, atëherë mashtruesit do të kishin fituar mbi 570 milionë euro.