Një ngjarje tragjike është raportuar të dielën nga plazhi i Durrësit. Dy pushues kanë humbur jetën brenda ditës së sotme.
Ballkanweb raportoi se viktimë ka mbetur një 50-vjeçare dhe një 33-vjeçar. Sipas policisë, gruaja ishte futur në det, por nuk ishte ndjerë mirë. Ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spital, por nuk ka munduar të mbijetojë.
Nga ana tjetër, ka mbetur viktimë edhe një 33-vjeçar te Gjiri i Lalëzit, i cili ka qenë duke bërë xhiro në det me motor uji, kur është rrëzuar dhe është mbytur.
Pesë pushues nga Shkodra dhe Kosova që rrezikuan mbytjen në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, u shpëtuan nga policia Kufitare dhe FNSH.
Gjithashtu policia po në të njëjtin vend i ka dhënë ndihmën dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën. Njëkohësisht edhe në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. (INA)