Ulqini vazhdon të jetë një destinacion i preferuar për të pushuar në plazhet atraktive gjatë sezonit veror. Sips të dhënave të Organizatës turistike, të premten në rivierën e Ulqinit janë evidentuar 55.674 turistë.
Madje 40 për qind më shumë mysafirë të lajmëruar se një vit më herët pushojnë në Ulqin, tregojnë të dhënat e Organizatës Turistike.
Sipas të dhënave, në hotele pushojnë 6.159 turistë, në kampe dhe pushimore 850, ndërsa në akomodim privat janë të regjistruar 48.755 turistë. Mbi 98 për qind e pushuesve janë të huaj nga vendet fqinje dhe vendet e ndryshme të botës. (INA)