Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, në nëntëvjetorin e aktvendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë, porositi se shteti sot është më i fuqishëm se kurrë.
Haradinaj, i cili të premten dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata speciale për krime të luftës në Kosovë, sot përkujtoi se më 21 korrik të vitit 2010, një ditë para vendimit historik të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, ai u thirr në procesin e dytë kundër tij nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi.
“Për koincidencën, një ditë para vendimit të GJND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë në proces të dytë gjyqësor, Sot, kur sërish jam thirrur në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fuqishme se kurdo herë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, i vetëm dhe i pandarë dhe është e përkushtuar në rrugën e vet euroatlantike”, porositi Haradinaj në profilin e tij në Fejsbuk.
GND, selia e së cilës është gjithashtu në Hagë, është organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Është themeluar në vitin 1945 sipas dispozitave të Kartës së KB-së.