2019-07-21
 

Tenistja kosovare Vesa Gjinaj

 

Tenistja kosovare, Vesa Gjinaj, ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në Baku të Azerbajxhanit, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj.Në këto gara, Kosova përfaqësohet me gjithsej katër tenistë (Vesa Gjinaj, Forta Morina, Melos Nallbani e Fresk Sylhasi), me trajner Festim Ibrahimin, shkruan lajmi.net.

 

Ndeshjen e parë e luajti Vesa Gjinaj, e cila përballë kishte turken Melisa Senli, nga e cila u mposhtë 2:0 në sete (6:1 – 6:1).Për sportisten kosovare, një ndeshje në nivele të tilla është përvojë e fituar, dhe asnjëherë një dështim.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e pjesës tjetër të skuadrës së tenisit./INA