2019-07-20

Posa e pashe nje interviste te Abaz Xhukes .Alias Ali Ahmetit.icili.disi i habitur .Thoshte qe .nuk po e ditka .pse eshte egersuar populli .kaq keq kunder Bdi.

 

REAGIM.
Hamdi Ndrecaj-PANTERI.19.07.2019.

JA PSE ËSHTË EGËRSUAR POPULLI….
A thua pse qenka egërsuar populli, por edhe klasa intelektuaele shqiptare?! A thua pse Abaz Xhuka e solle veten në këtë gjendje? Pse Abaz Xhuka ata që dikur thonin se janë krenarë me juve, sote po thonë se turpërohen me Ali Ahmetin?!…A thua pse s’u ndale ta analizosh pak vetveten gjatë tërë këtyre viteve të pushtetit…? Pse nuk u korrigjove, por u banalizove? Pse Abaz Xhuka e solli vetveten në këtë gjendje dhe popillin në këtë situatë? Abaz Xhuka, ju kurrë nuk përgjigjeni, apo jepni llogari, sepse ju dini vetëm të arsyetoheni. Ju pas mbarimit të luftës sonë të lavdishme, mblodhët rreth vetes udbistët, qibritistët, kumarxhinjtë, pedofilët, haraçxhinjtë, servilët dhe kurvarë e kurva. Pra ky është një shkas që ka indinjuar kombin dhe e ka egërsuar atë . Pra disa nga ata që të rrethonin gjatë luftës në fortesat e Shipkovicës dhe të mbanin ligjërata për lehtësimin e pazareve me Boris Trajkovskin, ata të sollën para aktit të kryer. Pra ata shfrytëzuan. sëmundjen tuaj nga një intelektual kokëbosh, që përveç që jeni i konsumuar politikisht, së fundi edhe dinakëria juaj nga një nxënës i strukturuar sipas librave të Vlladimir Iliç Leninit dhe Maksim Gorkit, e humbët edhe kontrollin mbi vetveten,.sepse po i dëgjoje ata që të rrethonin e që në realitet ju kurrë nuk i patët njoftë gjatë lëvizjes suaj ilegale. Ata që t’u afruan gjatë luftës në Hootel “Dafina” në Prizren e më vonë në Shipkovic[, ata që të gatuanin gullashin dhe ta bënin çajin me lutjet “aman, mos na vraj babën, mixhën apo dajën, sepse kanë shërbyer në UDB dhe në shërbimet serbo-maqedonase”. Pra tani ju jeni Ali Ahmeti i rrethuar nga po ata njerëz të qelbur dhe disa “çlirimtarë” që janë të kapur nga klani juaj e që nga paslufta ju shërbyen në rolin e mercenarëve . Pra, ti Abaz Xhuka, jo vetëm që i largove nga vetvetja ajkën e UÇK-së dhe shpirtin liridashës kombëtar, sepse ata që nuk të toleronin ty si shef i BDI-së, të mbanin fort nën frej dhe të dirigjonin si dirigjenti orkestrën.Pra duhet ta kuptosh . poqese nuk e ke kuptuar gjer më sot se pse ti nuk ke shokë. Shokët i përdhose, i dhunove, i poshtërove, i nënshtrove prapa duarve të sllavo- maqedonasve … Ti kurrë nuk e pe të rrugës që të trokasësh asnjëherë në derën e çlirimtarëve të vërtetë, sepse me ata që të rrethonin ti tanimë kishe kaluar krejtësisht nën kontrollin e tyre. Pse, Abaz Xhuka gjatë tërë këtyre viteve, kurrë nuk e pe të arsyeshme që ta ngrisësh zërin për ta nxjerrë në tavolinë M.O, por edhe pas të gjitha ndodhive në IRJM, ju dhe klani Juaj BDI, kurrë nuk e patë të arsyeshme të thirrni asnjë seancë të jashtëzakonshme për hetimin e këtyre ngjarjeve, që çuan deri te skenaret për asgjësim të ajkës së kombit, të çlirimtarëve të paepur për liri. Pra, Abaz Xhuka, pas ngjarjeve të Sopotit ndodhi Bordeci në pushtet, ishte vojvoda me socialistët sllavo-maqedonas, ju patët thënë që këto ngjarje do të hetohen në përgjithësi dhe në tërësi dhe nga sot fillon të vëhet në praktikë dhe në tërësi M. O. Pra ju e thatë këtë para bashkëpartiakëve tu, në Reçicë, më 2007. Pra një gjë e tillë kurrë nuk ndodhi, sepse ju këtë ngjarje të dhimbshme dhe shumë makabre e shfrytëzuat për konsum politik, për të avansuar drejt bashkimit tuaj me subjektin ultranacionalist VMRO të Nikolla Gruevskit. Pra ju përfaruat qëndrimet me aleatin tuaj të koalicionit VMRO. Kushti juaj për përafrim ishte që VMRO të tërheq nga axhenta akuzat e Gjykatës sllavo-maqedonase nga TRibunali i Hagës. Dhe ajo ndodhi, sepse edhe ashtu .shteti monstrum sllavo-maqedonas nuk kishte asgjë reale nga rastet e lartcekura të akuzave drejt Tribunalit Ndërkombëtar. Por ju u treguat frikacak dhe shumë i dobët në këtë aspekt, sepse në këmbim të këtij pazari Nikolla Gruevski kërkoi nga ju largimin e kërkesave mbarëshqiptare për ratifikimin e Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit dhe ju e pranuat një gjë të tillë, sepse e donit pushtetin. që ju turpëroi para kombit. Ndodhi vrasja e Harun Aliut me shokë. Haruni ishte njëri nga celulat e para të UÇK-së. Ju e dini këtë shumë mirë z. Xhuka, sepse ju e dini që ju ju sollën në shtab të përgjithëshëm klani i Rognerit dhe direkt ish- ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Pandeli Majko, sepse ata e nde po besonin në folklorin tuaj patriotik. Ju premtuat që do të bëhej një hetim i hollësishëm për ngjarjen që ndodhi në rrugën Radushë- Rashqe, ku mbetën të vrarë Harun Aliu me shokë. Pra kjo nuk ndodhi kurrë, sepse po qe se do të ndodhte një hetim i paarur, ndoshta do të çonte në shkurorëzimin tuaj me Nikolla Gruevskin. Pas kësaj tragjedie ndodhi edhe “Monstra”, rasti famëkeq që ishte përgatitur nga strukturat e sigurisë serbe dhe maqedonase për t’i ndëshkuar shqiptarët, ashtu edhe siç u ndëshkuan dhe u vranë në kupolën e terrorizmit, skenar i llojit të vet, ndaj të cilit ju, jo që nuk reaguat, por në heshtje e mbështetët edhe intervenimin policor në hapësirat e banuara me shqiptarë. Gjithçka që ju thatë për këtë rast ishte se ju i besoni drejtësisë së shteti sllavo-maqedonas . Pra, ju i besuat drejtësisë së Sasha Mihallkovit dhe Gordana Jankullovskes dhe shërbimit shtetëror serb- BIA, që e kish inskenuar këtë ngjarje të kopjuar nga rasti PANDA në Pejë, gjatë luftës së Kosovës. Pse Abaz Xhuka rasti i Kumanovës në Lagjen e Trimave, për të cilin kishit njohuri, ju nuk reaguat. Nëse nuk paskeni qenë i përfshirë në rast, pse nuk u takuat kurrë me dikë nga djemtë për të biseduar se ku ishte problemi, pasi që ju e dini se asnjë nga çlirimtarët nuk është i kënaqur me ato që ndodhën pas luftës së vitit 2001, e që ju e quani konflikt për të drejtat e shqiptarëve. Ju dërguat emisarët tuaj të llojit Duraku, Grubi, Mehmeti për të negocuar me grupin e armatosur. Pra jo diçka, por gjithçka çalon këtu. Ndodhi “Lagja e Trimave” . U vranë të gjithë ata çlirimtarë, u burgosën me burgim të përjetshëm të tjerët, ju prapë po i besoni drejtësisë sllavo-maqedonase, ashtu siç i besuat edhe ndryshimit të emrit të Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut, që i kthen shqiptarët në minoritet 20% . Premtimet tuaja për një hetim të pavarur apo ndërkombëtar prapë qenë boshe. Ju prapë në pushtet. Ndodhi rasti i tetorit në Parlament, reagimi juaj ishte më shumë se qesharak, sepse për rastin kuk u prononcuat direkt ju, por e lejuat qibritashin njollosësin e UÇK-së, Artan Grubin te zgërdhihej në “Alsat” e tv tjera duke njollosë gjithçka. Ju prapë në pushtet z. Xhuka. Kësaj radhe me mashtruesin e llojit të vet, Zoran Zaevin, Millosheviqin junior, por pake sa ma i moderuar, i ngjajshëm me Zoran Gjingjiqin e ndjerë serb. Pazari ishte i kushtueshëm edhe me të. Zaev për bashkëqeverisje kërkoi nga ju që ta zhbëni komisionin për rihartimin dhe implementimin e M.O, ngase ju ju nga Zaev kërkuat mospubikimin dhe vazhdim-publikimin e përgjimeve dhe që Rasti Magjartelekom të largohet nga gjykata . Pra në një mënyrë pazari nuk ju shkoi mirë, sepse Zaev ju mashtroi keq duke i shitur përgjimet dhe në kohën e caktuar të ju deklasojë politikisht. Pra e shfni që pazaret në kurriz te kombit po u kthekan bumerang. Pra z. Xhuka keto janë vetëm disa nga arsyet pse është egërsuar kombi, sipase fjalorit tuaj./INA