16:48:34              2019-07-18

 

Ai tashmë ka një djalë dyvjeçar, tani Admir Mehmedi u bë baba edhe i një vajze. Në Instagram, futbollisti shqiptar i Kombëtares zvicerane ka postuar një foto me vogëlushen e tij të ëmbël.

Është një vajzë! Futbollisti 28-vjeçar shqiptar i Kombëtares zvicerane, është bërë përsëri baba, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Të mërkurën e kaluar, Admiri ka postuar në Instagram një foto me vajzën e tij të sapo lindur dhe shkroi: “Mirësevjen princesha ime”.

Me Admir Mehmedin dhe bashkëshorten e tij Sevdije, 27-vjeçare, është në pritje me padurim edhe Noari i vogël dyvjeçar. Tani ai ka një motër të vogël. Dhe kush e di, ndoshta edhe ajo së shpejti do të jetë një entuziaste e futbollit siç është Noari.

Për momentin, familja e re jeton në Gjermani, pasi Mehmedi, i cili u rrit në Winterthur, po luan për VfL Wolfsburg. Dashuria e tij e madhe është ende vendlindja e tij. Siç i ka deklaruar gazetës “Blick”, ai mund të imagjinojë të kthehet në Winterthur me familjen e tij herëdo-kurëdo.

Sevdija, e cila u rrit në Thurgau, është dashuria e madhe e Admirit. Ata u martuan në muajin korrik 2016.