15:49:25             2019-07-18

 

 

“Pirja e duhanit i bllokon arteriet e juaja”. Mesazhi kundër pirjes së duhanit shoqërohet gjithmonë nga një imazh i fuqishëm. Për shembull, fotografia e një gjashtëdhjetëvjeçari shqiptar që jetonte në Metz të Francës, e kishte amputuar këmbëne tij si pasojë e të shtënave, shkruan “Republican”, informon Shtegu.com. Me përjashtim të asaj se kurrë nuk u dha leje për t’u përdorur nga gjigantët e duhanit.

Fotografia e është shfaqur në të gjitha pakot e cigareve të tregtuara në Francë dhe Luksemburg. Ndoshta edhe në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Pamja e tij, le të themi trungu i mbetur i këmbës së tij të majtë. Një imazh tronditës që imponohet që nga viti 2016, në politikën kundër duhanit. Por veçanërisht tronditëse për këtë shqiptar që jeton në Metz për disa vjet. Ai nuk ka nënshkruar ndonjë autorizim për përdorimin e kësaj fotoje. Ajo që është edhe më shumë kurioze, transmetohet edhe një mesazh mashtrues: “Pirja e duhanit i bllokon arteriet e juaja”. Megjithatë, amputimi i këmbës së tij nuk ka lidhje me pirjen e duhanit.

Djali i shqiptarit i pari e kishte hasur foton . “Ai po kthehej nga Luksemburgu. Pa thënë asgjë, ai vendos një pako të madhe të duhanit në tavolinë, thotë motra e tij që luan rolin e përkthyeses për babanë e tij. Ne u shtangëm për një moment … Nuk e besuam. Fotografia tregon një trung të një këmbe të prerë mjaft lartë. Ata e njohin atë mjaft mirë, për të mos pasur asnjë dyshim, informon Shtegu.com. “Është babai ynë. Veshjet e tij janë karakteristike”. Avokati i familjes, Antoine Fittante, konfirmon: “Çdo mbresë është specifike, unike. Ky njeri gjithashtu ka gjurmë djegiesh në këmbën tjetër, është shumë e qartë. Një ekspert nuk do të ketë probleme në identifikimin e imazhit”.

Që nga ardhja e tij në Francë dhe vendosja e tij me fëmijët e tij të integruar në mënyrë të përkryer, ky shqiptar ëndërronte për një pajisje që mund ta ndihmojë atë të ecë pa bastunë. Dhe për të harruar të shtënat në Shqipëri që e dëmtuan atë për jetën në vitin 1997, njofton më tej Shtegu.com. Kjo ëndërr ishte e realizueshme, kur një ortoped e dërgoi në vitin 2018 te një specialist në spitalin ushtarak Legouest në Metz. Fotot – duke përfshirë edhe atë në qarkullim, u dërguan për t`u vlerësuar mundësitë. Pacienti kreu një MRI. “Kishim shpresa. Me të vërtetë. Babai im ka jetuar me bastunë për më shumë se njëzet vite. Ai kurrë nuk kishte dorëzuar. Gjithmonë shpresonte të rifitojë autonominë. Për të, ajo ishte sinonim me një jetë të re”, buzëqesh vajza e tij.

Në të njëjtën kohë sikurse zbulimi i imazhit në pako, shpërtheu edhe një flakë. “Kurrë nuk kemi pasur kthimin e mjekut nga Legouesti, pasi ai nuk punon më sot. Që atëherë, babai im ka humbur besimin te profesionin mjekësor. Ai e përjetoi këtë veprim si tradhëti. Është e dëmshme”, thotë njëri nga fëmijët e tij.

Shpjegimet e Komisionit Europian nuk kanë lejuar të gjurmohen rrugën e fotografisë. Sepse “personi emri i të cilit na keni dhënë nuk shfaqet në bibliotekën e këtyre imazheve për paralajmërime shëndetësore”, thonë nga atje. Kjo ngre një pyetje tjetër: A ka nënshkruar ndonjë dokument të pëlqimit nën një emër tjetër? “Komisioni do të duhet të hetojë këto elemente”, paralajmëron juristi Fittante.