Kreu i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov ka thënë sot se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e nënshkruar dhe e ratifikuar midis dy vendeve dhe është pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Ai ka thënë se në këtë kontekst është shumë e natyrshme të investohet në besim me qeverinë e re në Athinë. “Mendoj se duhet të punojmë për t’i bindur ata se ne besojmë se marrëveshja e Prespës është një mundësi dhe mundësi e madhe, jo barrë”, deklaroi ministri Dimitrov në një deklaratë për shtyp në margjinat e konferencës së “Ekonomist” në Athinë. /SHENJA/