2019-07-14
 

Mbi 20 drejtorë në nivelin qendror do të ndërrohen javën e ardhshme. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili potencoi edhe faktin se tashmë disa pozita janë të lira. Nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë nuk e përjashtojnë mundësinë që me rikonstruimin e eshallonit të tretë të shtojnë numrin e drejtorëve. Por pohojnë se ky nuk është qëllimi i rikonstruimit.
Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim javën e kaluar tha se brenda BDI-së do të fillojë një proces i thellë reformimi dhe tha se BDI është partia që u jep hapsirë të rinjve, raporton TV21.
Nga asnjëra parti nuk japin emra konkret se cilët janë drejtorët apo zv/ minstrat që do të përfshihen nga rikonstruimi i qeverisë. Por, burime të TV21 thonë se drejtorët nga radhët e BDI-së që me shumë gjasa mund të lëvizin janë:

 

Vullnet Ademi – drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja
Ejup Rustemi – Drejtor “Postat e Maqedonisë”
Gajur Kadriu – Drejtor “Rrugët e Maqedonisë”
Irfan Asani – Drejtor “Hekurudhat e Maqedonisë”
Bardhyl Nasufi – Drejtor i Furnizimeve Publike
Hulusi Beqiri – Drejtori për Rezerva të obligueshme të Naftës
Rufat Huseini – Drejtorin i Inspektoratit Shtetëror për Transport
Shkodrane Dardhishta – Drejtoreshë për shërbime të përbashkëta në Qendrën Klinike Universitare

Për më tepër, riformatimi i eshallonit të tretë pritet t’I plotësojë edhe vendet e lëna bosh pas dorëheqjes së drejtorëve të RDK-së dhe pritet që të përmbushë edhe vendin e lënë bosh në Drejtorinë e “Hekurudhave të Maqedonisë” sektorin e Transportit, post të cilin e ushtronte Shaban Zendeli i cili u nda nga jeta para disa ditësh./INA