Për dallim nga shumë vendbanime që nuk kanë fare ujë për pije, në Llojan të Likovës ujë ka, por banorët kanë frikë të shfrytëzojnë. Prania e lartë e helmit të arsenit në ujë, i detyron ata të kërkojnë zgjidhje. Shumë prej banorëve të këtij fshati me 600 shtëpi, furnizohen me ujë nga çezmat apo puset e fshatit Vaksincë.

Problemi me praninë e arsenit daton nga viti 1970 kur u mbyll miniera e Llojanit, dhe në atë vend u formua deponi nga mbetjet e metalit. Megjithatë, banorët vetëm para 5 viteve e kanë zbuluar rrezikun që sjell prezenca e arsenit që përmes shirave u bart në ujë. Të gjitha analizat që i kanë bërë nëpër laboratori të ndryshme brenda dhe jashtë vendit kanë treguar prani të lartë të arsenit në ujë. Madje në disa raste prania është mbi 200 herë më e lartë nga sa është e lejuar.

Në afërsi të minierës ndodhet shkolla fillore “Rilindja” ku mësojnë rreth 400 nxënës. Atyre u është bërë përditshmëri era e keqe që kundërmon Arseni. Të vetëdijshëm për rrezikun e madh për shëndetin e tyre, banorët kërkojnë që sa ma parë të lidhjen në sistemin e ujësjellësit që vjen nga Penda e Likovës, që shihet si zgjidhje e problemit.

Poashtu, banorët Llojanit kërkojnë pastrimin e deponisë së krijuar nga mbetjet e metalit në afërsi të minierës, për cka sipas një analize nevojiten mbi 4 milion euro.

Si një nga helmet më të rrezikshëm, Arseni mund të bëhet shkak për shumë sëmundje të rënda si leukimia, kanceri apo sëmundjet e zemrës. /Lajm/

Arseni, helmi që po “vret” Llojanin (VIDEO)

Arseni, helmi që po “vret” Llojanin (VIDEO)

Публикувахте от Lajm TV в Понеделник, 8 юли 2019 г.