17:04:38             2019-07-05

 

 

Të shtunën, futbollistja shqiptare Florijana Ismaili ndërroi jetë. Një shoqërues i saj tregon për një futbollsite me zëmër të madhe që luftoi për sportin e saj dhe të gjitha vajzat me të njëjtën ëndërr.

Futbollistja shqiptare Florijana Ismaili (24) vdiq javën e kaluar në një fatkeqësi në Liqenin e Comos. André Moita Saraiva, kryeredaktor i Abseits.ch dhe ekspert i futbollit të femrtave, e ka shoqëruar atë në mënyrë permanente si pjesë e punës së tij gazetareske. Në një nekrologji, ai përkujton futbollisten e jashtëzakonshme shqiptare.

Për “20 Minuten”, ai flet për rëndësinë e lojtares 24-vjeçare të YB-së, për futbollin e femrave, informon Shtegu.com.

Z. Moita Saraiva, çfarë mendoni në momentin e parë kur e përkujtoni Florijana Ismailin?

Florijana ishte një person me zemër të mirë. Ajo ishte një grua e re me humor, e bindur dhe gjithmonë e gëzuar. Personaliteti i saj shkoi krah për krah me rolin e saj në fushën e futbollit. Qëndrimi pozitiv i Florjanës, i ngjyrosi edhe lojtaret e tjera. Gjithashtu pranë fushës së gjelbër ajo u vlerësua shumë. Ajo ishte e interesuar për qeniet e saj njerëzore, ishte e hapur dhe prandaj njihte shumë njerëz. Ajo përshëndetej me të gjithë.

Si do ta përshkruanit Florijanën si futbolliste?

Ajo ka mundur t`i motivojë të gjitha bashklojtaret e saj me qëndrimin e saj pozitiv dhe me qëndrimin e saj të drejtojë një ekip të tërë. Si udhëheqës e ekipit, ajo lulëzoi në YB dhe ishte në gjendje ta tregojë plotësisht talentin dhe aftësinë e saj të luajtur. Në ekipin kombëtar, ajo kishte një rol mjaft të vogël, atë që asaj më pak i përgjigjej.

Çfarë rëndësie kishte Florijana Ismaili për futbollin zviceran të femrave?

Florijana ishte e jashtëzakonshme në dy aspekte. Nga njëra anë, edhe pse 24-vjeçare, ajo lujati me Kombëtaren zvicerane 33 ndeshje dhe konsiderohej si një shpresë e madhe. Cilësia e saj e futbollit u pasqyrua në statistika dhe u reflektua edhe në ndeshjet individuale. Kështu që ajo mundi të shënojë katër gola në një lojë të vetme të kupës për YB. Nga ana tjetër, ajo ishte gjithashtu tepër e rëndësishme për futbollin e femrave jashtë fushës. Futbolli i femrave ka humbur një ambasador të mrekullueshëm. Florijana ishte një yll i kombëtares dhe e prekshme.

Si mendoni saktësisht?

Florijana ishte gjithmonë e gatshme të merrte pjesë në ngjarje apo promovime të sponsorëve të ndryshëm, megjithëse nuk e meritonte privatisht. Ajo gjithashtu shpenzoi shumë kohë për tifozët. Ajo ishte një pioniere, e përgatitur plotësisht për të mbështetur futbollin e femrave. Florijana e kuptoi se ajo duhej të shihej si një lojtare për të bërë diçka për futbollin e femrave këtu. Edhe pse asaj personalisht nuk i pëlqente të jetë në qendër të vëmendjes, ajo ka marrë përsipër marrëdhëniet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve për futbollistet e ardhshme.

A mund të quhet një kampione?

idhulli i saj, futbollistja shqiptare Fatmire Alushi e ka postuar një mesazh në Instagram si një kujtim që Florijana ia kishte dërguar. Në të, Florijana shkruante se donte të ishte një model i mirë për vajzat ashtu siç ka qenë Fatmirja për të. Ajo donte t’u tregonte vajzave të reja se ishte e mundur të jetonin ëndrrën e tyre të futbollit. Mendoj se kjo është ajo që e bëri. Ajo ishte një model i mirë për futbollistet e reja – dhe gjithashtu për futbollistet e reja të gjeneratës së dytë. Florijana jetonte për atë për të cilën luftoi.

Për Florijana Ismaili, futbolli ishte pra shumë më tepër sesa thjesht një karrierë ?

Po, ajo e donte sportin, ai ishte gjithmonë në qendër të saj. Kur për një kohë të gjatë gjithkund u shkrua se si shqiptare e parë do të angazhohej për Zvicrën, Florijana para një interviste më tha: “Le të flasim për futboll.” Kjo nuk duhet keqkuptuar: Ajo ishte krenare për vendin e saj. Por, Florijana nuk donte që tema të tilla të jenë në plan të parë. Ajo vetëm donte të ishte një futbolliste. Dhe ajo donte të përmirësonte themelet e sportit të saj të dashur në Zvicër.

Çfarë dëshironte Florijana Ismaili për futbollin e femrave zvicerane?

Ajo donte që gratë këtu të mund të jetonin nga futbolli. Florijana ka marrë oferta nga jashtë, sepse ajo ishte një futbolliste e madhe. Ajo ishte njëra nga lojtaret e pakta të kampionatit zviceran që ishin rregullisht në skuadrën e kombëtares. Dhe megjithatë, ajo kishte vendosur kundër një ndryshimi për momentin. Ëndrra e saj ishte që këtu të mund të jetohej nga futbolli – më me dëshirë tek ekipi i saj YB. Është për të ardhur keq që asaj nuk iu mundësua ta bëjë këtë.

Si duhet ta përkujtojmë?

Ky vendim natyrisht është i familjes së saj. Edhe YB si klubi i saj, aktualisht ka shumë të ngjarë të merret me këtë pyetje. Një shenjë e mirë do të ishte nëse ekipi YB i femrave nëse e vënë në qetësi numrin 9 të cilin Florijana e mbante në fanelën e saj, kështu që ky numër të jetë i rezervuar përjetësisht për Florijanën.