Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë lidhur me rastin “Monstra”, të vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, një ngjarje e rëndë që ndodhi më 12 prill 2012.

 

Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive, përcjellë INA.

Për vrasjen e pesëfishtë, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masa të përkujdesit.(INA)