Kryebashkiaku Veliaj sqaroi prishjen e marrëdhënieve me LSI-në dhe daljen nga koalicioni, ndërsa u ndal edhe te nisma e shumicës për shkarkimin e Presidentit për të cilin tha se është i izoluar ndërkombëtarisht nga SHBA-BE, pas dekreteve për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe nxjerrjen e dekretit të ri.

Njerëzit braktisën LSI-në kur ndiheshin të fortë, se tani e kanë braktisur të gjithë. 

Fatmirësisht brenda LSI-së ka pasur njerëz më patriotë se lidershipi, prandaj ata sot janë nën 1%, të papërfillshëm, sepse trajtuan njerëzit dhe kolegët e tyre, por se kam problem.

Shpresa ime ishte që ndihma ekonomike, kreditë e buta apo të tjera, LSI-ja nuk do i sabotonte. 

Pësova një zhgënjim të jashtëzakonshëm. Shoh që pas egos së tyre për të rrëzuar qeverinë, burri bën një dekret… aty kuptova se para interesit të tyre nuk vendosin asgjë. 

Kemi qenë në koalicion bashkë, unë kam mbajtur cdo premtim, edhe vendet e punës, pozicionet politike, n/ kryetari apo administratorët që kam punuar shumë mirë. 

Ilir Meta ka humbur lidhjet me realitetin, është në akuarium në pallatin Presidencial, rrethohet nga dy tre veta, Tit Vasili, një njeriu që i kanë hequr vizën.

Në momentin që Presidenti humbet kontaktin me realitetin bën budallallëqe. 

Në momentin që nuk është më bashkues, por përçarës dhe është izoluar ndërkombëtarisht, nuk e përfill DASH, BE, për cfarë na duhet? Madje edhe provokon. Deliri i Enverit.

 Presidenti ka pozicion honorifik. Ishte në nderin e tij të ikte, njëherë thoshte do të vras veten, njëherë do të jap dorëheqjen, ne themi as njërën as tjetrën, ndërkohë që ty të shkarkojnë me ceremoni” tha ai, në emisionin ‘Repolitix’.