Gjatë mëngjesit të sotëm në një aksion policor janë arrestuar 11 personav, ish të punësuar dhe të punësuar aktual në institucionet shtetërore. Arsyeja ka qenë për marrëveshje te jashtëligjshme në katër parcela ku është dëmtuar buxheti i shtetit me 2 milion euro. Ivana Trajçeva tha se deri më tani janë dëgjuar shtatë persona dhe se është kërkuar paraburgim për 6 persona, ndërsa për njërin nga të dyshuarit janë kërkuar vetëm masa kujdesi. Nga Prokuroria gjithashtu theksojnë se është kërkuar ngrirja e pasurisë së të dyshuarve.

“Konkretisht bëhet fjalë për shpronësim, për lidhje të marrëveshjeve për shpronësim të tokës në pronësi të Republikës së Maqedonisë, dhe sipas marrëveshjeve të lidhura parashikohen obligime për realizuesin që nuk janë respektuara, por edhe pse nuk janë respektuara dhe është parashikuar të sigurohet shteti siç bëhet në çdo marrëveshje, kjo gjë nuk është bërë, shpenzimet reale nuk janë verifikuara, përkatësisht nuk janë prezantuar në aktet e verifikimit. Me këtë i është shkaktuar dëm shtetit”, deklaroi Prokurorja, Ivana Trajçeva.

Në mesin e të arrestuarve nga aksioni policor është edhe ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i cili është në arrest shtëpie si dhe disa ish bashkëpunëtorë në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në mesin e të arrestuarave ka edhe noter, të punësuar në Kadastër si dhe një biznesmen. Mëngjesin e sotëm policia e shtetit ka arrestuar disa persona. Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa për sigurimin e të dyshuarve. Nga aksioni policor midis të dyshuarve ka edhe ish-zyrtarë të lartë, administratorë dhe persona të tjerë publik./Tv21/