Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, ka nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij, me kampin e trajnimit të fëmijëve gjatë kësaj vere.

 

Në Kortina të Italisë, në kampin e ngritur nga De Biasi, si një “shkollë” për talentet e reja, aty kanë shkuar edhe shumë shqiptarë, që kanë interes për të regjistruar fëmijët e tyre.

Në një drekë miqësore me prindërit shqiptarë, De Biasi nuk ka nguruar të bëjë edhe shqiponjën, teksa Shqipëria mbetet gjithmonë në një vend të veçantë në zemrën e teknikut.

“U ndjeva shumë i nderuar që një komunitet shqiptarësh më ftuan në Kortina për një darkë. Vazhdoj të kem mbështetjen e shqiptarëve dhe ndjehem krenar për respektin që tregojnë ata kudo ku më shohin dhe me takojnë. Disa prej tyre kanë sjellë fëmijët në akademinë “Italia Football Talent” që unë kam hapur, por kjo ishte vërtetë një mbrëmje special. I falënderoj pa masë për respektin që ndaj meje”, tha De Biasi për “Panorama Sport”./INA