Me 65 vota për dhe 25 kundër mbrëmë para mesnate janë votuar pesë ministrat e rinj të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

 

Ministrat e rinj janë: Sadulla Duraku – ministër i Ministrisë për sistem politik, Naser Nuredini – ministër i ekologjisë (BDI), Trajan Dimkovski – ministër i Bujqësisë (LSDM), Hysni Ismaili – ministër i Kulturës (Alternativa) dhe Goran Milevski – Ministër i Pushtetit Lokal (PLD), përcjellë INA.

Pozita e ministrit të Financave ka ngelur bosh, pasi që kryeministri Zoran Zaev dje tërhoqi kandidimin e tij për këtë detyrë, megjithatë ai do të udhëheq me këtë dikaster deri në zgjedhjen e ministrit të ri. Pas votimit, ministrat e rinj dhanë deklaratat solemne. Zgjedhja e kabinetit të pjesërishëm të Qeverisë së koalicionit mes LSDM, BDI, Altnerativa, PDSh dhe partive tjera pasoi pas debatit dyditësh, ku pati përplasje mes pozitës dhe opozitës. (INA)