Në Shkup dhe vendbanime tjera sot në mëngjes janë arrestuar dhjetë persona, shumica prej tyre të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

 

Operacioni u realizua me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar, përcjellë INA, duke u thirrur në portale në gjuhën maqedonase.

Të ndaluarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, ndërsa për këtë siç thuhet janë kryer hetime disamujore. Mes të ndaluarëve janë ish-funksionarë, administrator dhe persona të tjerë që kryejnë shërbime publike. (INA)