Për vizitë në zonën industriale zhvillimore në Tetovë ka qëdnruar Ine Eriksen Soreide, Ministre e Punëve të jashtme e Norvegjisë. Ajo është takuar me bordin e drejtorëve të NORMAK, të cilët menaxhojnë zonën ekonomike.“Është kënaqësi që mu dha rasti të vizitoj investimin më të madh të norvegjisë në Maqedoninë e Veriut. Ky investim përmes Normak rezultoi edhe me 1500 punësime të reja në këtë zonë dhe ka në plan për zgjerim. Ka patur disa probleme me rregullativën ligjore në institucione por jam e bindur se do të teajkalohen për çka kishim edhe dialog me pushtetin. Vlerësojmë se duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ndihmojmë investimet norvegjeze. Edhe kompanitë edhe shteti e dijmë se sa të rëndësishme e kanë që të hapin vende të reja të punës. Kishim vizitë në disa reparte prodhuese, ishte kënaqësi që të bisedohet edhe me anëtarët e bordit dhe të punësuarit këtu. Besoj se ky investim do të rritet në të ardhmen”, tha ajo.

Drejtuesit e kësaj zone kërkuan mbështetje nga qeveria për të realizuar më shumë punësime dhe rritjene numrit të investimeve. Janë paralajmëruar edhe punësime të reja nga 1500 deri në 2000 deri në fund të vitit. “Është e rëndësishme përkrahja që e kemi marrë nga qeveria e Norvegjisë. Investimi më i madh është është nga sektori privat në Maqedoninë e Veriut. Zona është punëdhënësi më i madh në rajonin e Pollogut. Kemi ambicie për në të ardhmen, por është me rëndësi që të kemi edhe një lidhje me autostradën sepse e lehtëson logjistikën e klientëve dhe nevojat e zonës. Kemi investuar shumë para dhe jemi të gatshëm të investojmë akoma para, kemi 1500 puntorë dhe dëshirojmë të kemi 2000 deri në fund të vitit, ndërsa ambicie kemi që në afat të gjatë të arrijmë deri më 10 mijë punësime, por nevojiten hapa edhe nga ana e qeverisë sidomos me ndërlidhjen e autostradës. Kompania jonë ka nevojë për shumë energji elektrike dhe na nevojitet ajo energji ta sigurojmë.Ne jemi këtu për staza të gjata dhe duhet më shumë përkrahje nga Qeveria. Ky është vetëm fillimi dhe jemi të gatshëm që të vazhdojmë edhe më tej”, tha Aki Etemi, kryetar i bordit në NORMAK. Ine Eriksen Soreide, Ministre e Punëve të jashtme e Norvegjisë, sot ka realizuar takime edhe me krerët më të lartë të shtetit.