Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani i cili vjen nga radhët e LDK-së, po tenton që me çdo kusht ta marr vëmendjen në rrjetet sociale. Pasi ‘dështoi’ të bëhet figurë kyçe në Kuvend, duket se deputeti 57-vjeçar është vënë pas një ‘profesioni’ të ri. Ai po shfrytëzon rrjetin social Instagram për të treguar muskujt e tij, anipse është vetëm 8 vite larg pensionit.

Osmani si duket po shfrytëzon pushimet verore për të fituar më shumë ndjekës në Instagram duke postuar madje edhe gjysmë zhveshur. E fotot e fundit të deputetit kosovar dëshmojnë se për të mosha është vetëm një numër.