Të dielën në ora 16 janë paralajmëruar protesta të reja në Tetovë. Protestuesit do të grumbullohen te rektorati i UT-së prej ku do të nisen për të protestuar para selisë së BDI-së në Reçicë, njofton gazeta Lajm.
Blerim Ahmedi, vëllau i El Chekës, ka paralajmërua se për protestën e radhës qe do te mbahet ditën e diel do të ketë organizimi të autobusëve dhe furgonave nga të gjitha qytetet:
1.Tetovë
2. Gostivar
3.Strugë
4.Kumanovë
5.Ohër
6.Shkup
7.Dibër
8.Kërçovë
Ahmedi e ka paralajmëruar protestën në SPB-në e Tetovës dhe ka njoftuar se kërkesa vetëm në gjuhën shqipe nuk është pranuar nga policia e Tetovës.
Ai poashtu ka njoftuar që me ndërhyrje të OSBE-së është siguruar leja për protestë pa bllokim të rrugës nga ana e policisë.
“Falenderojm OSCE për reagimin e saj ndaj institucionit të policisë. Forcat policore nuk mund të na frigin, vazhdojmë drejt qëllimit Kombëtar”, ka njoftuar Blerim Ahmedi, vëllau i Sheqerim Ahmedit i njohur si El Cheka.
