Një aksident i rëndë i ka marë jetën 7 personave në New Hampshire SHBA, pas një përplasje të fortë me të një motoçiklete me një kamionçinë.

Mediat amerikane raportojnë se 7 motoçiklistë kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi u përplasën me një kamionçinë.

Mësohet se makina, një “Dodge” dhe motoçiklistët, po udhëtonin në krahë të kundërt kur u përplasën mes tyre.

Fotot e motorëve të shkatërruar në mes të rrugës u përhapën me shpejtësi në internet, ndërsa një dëshmitare tha se pas aksidentit mund të dëgjoheshin të bërtitura dhe të qara, por edhe njerëz që përpiqeshin të ndihmonin të lënduarit.