10:33:00                    2019-06-17

 

 

Këngëtari Ledri Vula është një superyll në Kosovë dhe në fund të muajit do të jetë i pranishëm në festivalin Alba në Cyrih. Në një intervistë me “20 Minuten” ai flet për dashurinë e tij ndaj Zvicrës, informon Shtegu.com.

1.3 milionë përcjellës në Instagram dhe mbi 100 milionë shikime në Youtube: Në Kosovë, Ledri Vula (32) është një nga yjet më të mëdhenj dhe hitet e tij janë të njohura edhe në Zvicër.

Më 29 qershor, Ledri performon në Festivalin Alba në Cyrih. Që tani ai është i lumtur: “Në Zvicër ndjehem si në shtëpi”, thotë reperi në një intervistë. Përse për te është ëndërr që të performojë në Cyrih, cilat këngë zvicerane i di Ledri dhe çfarë thotë ai për skandalin e Loredanës, mund ta shihni në videon e mëposhtme.