19:14:25               2019-06-13

 

Tubimi familjar i së enjtes në një restorant në Prilep, për familjen Alioski u shndërrua në një makth. Arsyeja banale ishte se Ezgjan Alioski dhe familjarët e tij kanë folur në gjuhën shqipe. Ezgjan Alioski, lojtari kombëtar i Maqedonisë së Veriut dhe njëri nga lojtarët më të mirë, që kundër Polonisë dhe Austrisë lujati si burrat e vërtetë, edhe pse me lëndim, të enjten është përballur me çaste të pakëndshme në Prilep. Në të vërtetë, siç thotë vetë ai, ndërsa ishte në një restorant së bashku me familjen e tij, atij iu kërkua që të largohej, ndërsa arsyeja banale ishte se me të afërmit e tij ai foli në gjuhën shqipe, atë që ai e ka gjuhë amtare. Me të vërtetë një akt i turpshëm dhe për çdo gjykim, shkruajnë mediat verimaqedonase, përcjell Shtegu.com.

 

“Me të vërtetë jam i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë jam duke luajtur për ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut, vi nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë përfaqësuese dhe ja se çfarë përjetoj këtu. Në të vërtetë, kur me të afërmit e mi po flisja në gjuhën shqipe, përndryshe nuk e fsheh faktin se jam shqiptar, erdhi një person dhe më tha të largohesha nga restoranti, vetëm sepse e dëgjoi gjuhën që po komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam fjalë, askujt nuk do t`ia dëshirojë një gjë të tillë”, tha Alioski i zemëruar dhe i revoltuar në masë të madhe.