16:09:21                     2019-06-12

 

Një shtetas i Kosovës me vendbanim në Linz, si duket ka pasur një rat tepër urgjent në Austrinë e Ulët. Një patrullë policore civile e kishte filluar ndjekjen në mënyrë të fshehtë.

Ngjarja kishte ndodhur në pjesën perëndimore të autostradës: Me vendbanim në Linz, në afërsi të lokacionit Zelking-Matzleinsdorf (rrethina Melk), kosovari ka qenë duke qarkulluar me një shpejtësi prej 213 km/h, në drejtim të Vjenës.

Në këtë segment, shpejtësia maksimale e lejuar ka qenë 140 km/h, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com.

Një patrullë policore civile nga Melk e filloi ndjekjen në autostradë, duke regjistruar vozitjen e tij me një video përkatëse.

Kosovari 36-vjeçar u denoncua tek autoritetet e rrethit Melk.