15:55:45                  2019-06-12

 

Fitorja e ditës së hënë 3:2 kundër Bullgarisë në eliminatoret e Kampionati Europian, për ekipin futbollistik ende të ri të të Kosovës, është fitorja e parë në një raund kualifikues të një Kampionati Europian apo Botëror. Vedat Muriqi, i cili shënoi barazimin e rëndësishëm 2:2, është njëri nga shtyllat e ekipit.

Ata ende nuk janë në ndonjë plan, por Kosova mund të bëhet një ekip serioz kombëtar në futbollin europian në të ardhmen e afërt. E themeluar si federatë e futbollit disa vite më parë, tani mini shteti i pavarur ka përjetuar zgjerim të shpejtë, që kulmin e arriti mbrëmjen e së hënës: Në kryeqytetin bullgar Sofje, në një ndeshje tejet dramatike, Kosova mundi mikrotësin Bullgarinë me rezultat 3: 2 dhe në këtë mënyrë të sigurojë fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për një turne të madh, shkruan “ligablatt.de”, informon Shtegu.com. Në ballë të ekipit ishte sulmuesi shqiptar i Rizesporit Vedat Muriqi, i cili edhe një herë tregoi aftësitë e tij duke shënuar për të barazuar rezultatin në 2:2.

Përmes fitores në Bullgari, e cila u festua me shumë folklor, Kosova tani radhitet e treta në grupin kualifikues në një vend premtues, vetëm një pikë prapa Anglisë dhe Republikën Çeke. Suksesi i fundit i kësaj rruge nuk është ndonjë rastësi: Kosova ende qëndron përpara Portugalisë (10), Danimarkës (9) apo Gjermanisë (5), me 14 ndeshje ndërkombëtare pa humbje dhe aktualisht paraqet skuadrëm më të fortë europiane.