14:03:37              2019-06-12

 

Hüscherabach në afërsi të Splügen, shiu e shndërroi në një lum të vrrulshëm: Kjo i preku dy turistë gjermanë që po flinin në një furgon VW.

Me pantallona të shkurtër, ata qëndrojnë ulur mbi një gur, duke u kapur për shpëtuesit e tyre. Përreth tyre, uji i ashpër që po merrte çdo gjë pas vetes. Këtë pamje në Zvicër, dy turistët gjermanë nuk do ta harrojnë aq shpejt.

Furgonin e tyre ngjyrë blu të llojit VW, ata e kishin parkuar për të fjetur në parkun e sipërm të hekurudhës malore në Splügen GR. Gjatë natës së mërkurë shiu kishte rënë pandërprerë dhe Hüscherabach ishte shndërruar në një lum të madh e të aspër, duke marr gjithçka para vetes. “Vëllimi i ujit e vërshoi parkingun, derisa gjithçka u shkatërrua tërësisht”, thotë zëdhënësi i Policisë Kantonale të Graubündenit, Roman Rüegg për “Blick”, njofton Shtegu.com.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00: Furgoni u tërhoq nga vëllimi i madh i ujit. Dhe të dy turistët gjermanë u befasuan në gjum. Ata mbetën të bllokuar në automjet. Por, që të dy kanë pasur fat të madh, pasi në afësri është gjendur një kamion me vinç. Së bashku me pronarin dhe me zjarrfikësit, ekipi i ka shpëtuar gjermanët nga rryma e fortë. “Të padëmtuar, por të mbërdhirë, ata i mbijetuan fatkeqësisë”, spjegon zëdhënësi i policisë. Aktualisht ata janë ende në trajtim ambulator. Mbetet ende e paqartë, përse gjermanët qëndruan në Splügen në furgon.

E gjithë zona është duke vuajtur nga shira të vazhdueshëm. “Situata këtu është e keqe,” thotë Christina Zinsli, pronare e hotel Piz Tambo në Splügen. Hüscherabach tashmë ka rrënuar një urë të vogël që gjatë dimrit u shërben për të kaluar mbi lum.

“Shumë shtëpi është dashur të evakuohen. Disa janë të mbushura me ujë në bodrum”, thotë pronarja. Ajo, personalisht nuk ka pësuar gjë. “Ne jemi pak më lart”, thotë Zinsli. Megjithatë, në Spüglen pritet më e keqja. “Kemi frikë se ura mbi kalim do të zhduket dhe do të pasojë një valë baticash”, thotë ajo.