20:02:03 2019-06-03
Në Kulmbach të Gjermanisë, sërish ka për të festuar diçka: Aty ku më parë ishte “Ku7”, para dhjetë ditësh është hapur lokali i shqiptarit “Wings”.
Arben Alimi më me dëshirë preferon vallëzimin techno. Megjithatë, klubi i tij i ri “Wings” në Kulmbach nuk është thjesht një lokal techno, por një përzierje e gjithçkaje. Ai dëshiron të apelojë në një audiencë të ndryshme.
Arben Alimi ka punuar shumë në gastronomi, në Bayreuthin e tij të lindjes. Që kur ishte 16-vjeçar, ai kishte shërbyer nëpër restorante, shitje akulloresh dhe diskoteka, si dhe nëpër bistro dhe lokale lojërash, që i përkasin familjes: “Kontakti me njerëz për mua gjithmonë ka qenë shumë i rëndësishëm pasi unë dua të flas”. Për të hapur një klub herëdo-kurrëdo ka qenë ëndrra e tij: “Unë jam thjesht një njeri i natës”. Tani, në moshën 25-vjeçare, së bashku me vëllain e tij tre vite më të moshuar, Albu e hapi “ëngs” në Klostergasse 7, ku deri në shkurt të këtij viti ishte “KU7”. Vëllezërit Alimi u frymëzuan nga një klub në Bayreuth, koncepti i të cilit atyre iu përgjigjej. “Stilet e ndryshme të muzikës, diçka për të gjithë. Gjithkush shkon atje, ndokush për techno, të tjerët për hite”, thotë 25-vjeçari.
Prandaj, motoja e “Wings” është: Diversiteti. Në njërën mbrëmje duhet të zhvillohet hip-hop, në të ardhshmen hite dhe në tjetrën techno. Nuk ka asnjë grup specifik, Arbeni dëshiron të arrijë të rinjtë dhe brezin Ü30, sikurse fansat eketro, poashtu edhe te repit gjerman. Problemi me “Ku7” ishte se në një kohë të caktuar vallëzohej vetëm techno. Në Wngs, shpenzimet do t`i paguaj Albu Alimi dhe familja. Përmes rrjetit të tij, Arbeni e sheh vetveten në avantazh, pasi ai njeh shumë njerëz nga skena e klubit. “Në këtë mënyrë gjej edhe DJ të njohur, të cilët përndryshe me siguri nuk do të ishin këtu”.
Familja e vëllezërve Alimi është nga Kosova, por Arbeni ka lindur në Bayreuth. Nëna e tij bleu hapësira në Klostergasse, informon Shtegu.com. Vëllai i tij, Albu është gjithashtu drejtor menaxhues, por vazhdon të qëndrojë në sfond. Pasqyra e lokalit të ri do të jetë Arben Alimi. “Kjo është diçka që `Ku7`-shes i mungonte: Lokali nuk kishte pasqyrë të vërtetë”. Pronarët kishin gjithashtu edhe restorante dhe bare, ndërsa lokalin e kishin menaxhuar jo rregullisht, duke mos u identifikuar me te, thotë Arbeni. Ai ka qenë i pranishëm personalisht ditën e hapjes dhe e ka përfaqësuar klubin. Për këtë, ai ndoshta do të zhvendoset nga Bayreuth për në Kulmbach. Arbeni lokacionin e ka gjetur rastësisht. Familja e kishte blerë një furrë picash nga ish-pronari i KU7, në tetor të vitit të kaluar për bistron e tyre në Bayreuth dhe me këtë rast, Arbeni hyri në lidhje me pronarët e klubit për të cilin nuk kishte dëgjuar më parë dhe filli biseda. Atëbotë, Ku7 ishte ende aktiv, në muajin shkurt ndodhi dorëzimi.
Ku7 kishte një reputacion të keq, thotë Arbeni, shumë banorë të Kulmbachut nuk kanë qenë kurrë atje. Një ekip prej pesë deri gjashtë truprojesh do të përkujdeset që çdo mysafir të ndjehet i sigurt dhe të krijohet një pasqyrë e përgjithshme tërheqëse në klub. “Ne nuk kemi kod të veshjes, askush nuk duhet të vijë me këmishë apo kravatë. Por, nuk duhet të jenë edhe rrobe të punës nga kantieri dhe xhaketa të sigurisë”, thotë Arbeni. Pra, ai shpreson të mbajë reputacionin e lokalit dhe të tërheqë audiencën.
Arbeni nuk beson se nuk ka publik të mjaftueshëm për një klub në qytetin e vogël. Është ofruar shumë pak – para së gjithash ka munguar diversiteti. Gjatë javës, Wings është paramenduar të jetë një shisha bar, në fundjavë një klub, që të dyja në të njëjtën kohë nuk është e lejuar. Arbeni shpreson për të mbushur një boshllëk në treg – në Kulmbach, nuk ka shisha bar, ndërsa në Bayreuth çdo i dyti e ka hapur një të tillë, siç thotë Arbeni. Për të festuar e për të thithë nargjile, miqtë e tij shkojnë nga Kulmbachu për në Bayreuth. Koncepti i Wings do të duhej t’i kursejë ata nga distancat dhe madje t`u lejojnë edhe ndonjë pikë alkooli më shumë, sepse askush nuk duhet të ngasë më shumë se 30 kilometra deri në shtëpi.
Të shtunën, më 25 maj, ishte organizuar një festë madhështore e hapjes në Wings. Lokali ishte stërmbushur me mysafirë.